Edhe sot gjimnazistët e Kamzës kanë bojkotuar sërish mësimin. Nxënësit janë bërë bashkë duke protestuar në rrugë me thirrjet: “Shqipëria kërkon revolucion”.

Pranë tyre shihet edhe prania e shtuar e forcave të rendit, ndërsa për momentin nuk ka përplasje. Raportohet se nxënësit nisën marshimin drejt Tiranës, por Policia i ka ndaluar.