Një ditë më parë (16 shkurt), monumenti NEWBORN në Prishtinë u rrethua me kangjella hekuri si një burgosje simbolike për dënimin e kërkuar nga Prokuroria Speciale në Hagë kundrejt ish-krerëve të UÇK-së me 45 vite burg secilit.
Gjatë ditës së sotme, në 18-vjetorin e Pavarësisë, mbi përkujtimore janë vendosur 5000 emblema magnetike të UÇK-së.
Një reagim qytetar ndaj padrejtësisë së Gjykatës Speciale, ku avokatët mbrojtës të katër ish-krerëve dhe jo vetëm, janë shprehur se aprovimi i dënimit do të rishkruante historinë e Kosovës si dhe do të cenonte luftën për liri.
Kosova sot feston 18 vjetorin e pavarësisë, ndërkohë që të paraburgosur në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, figura kyçe të rezistencës, lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës.
