Pas incidentit në seancën e kaluar, ku kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u vu në shënjestër të opozitës, sot në tavolinën e tij ku qëndron në Kuvend është parë një gardist.

Lidhur me këtë fakt, Flamur Noka ka reaguar duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit për arsyen se përse gardisti po qëndron i vendosur tek tavolina e Ballës, gjatë kohës kur seanca vijonte punën.

Kujtojmë që në seancën e kaluar pati debate dhe përplasje, deri në tentativa fizike, pasi Balla iu drejtua deputetes së PD Albana Vokshi, me fjalët: “për ty Albana kam numrin 0900”. Kjo solli dhe reagimin e ashpër të deputetëve demorkatë Gazment Bardhi dhe Ivan Balliu që u nisën për të sulmuar Ballën. Ata u përjashtuan nga Komisioni i Etikës dhe sot nuk do marrin pjesë në seancë.