Jared Kushner, bashkëshortja e tij Ivanka Trump, së bashku me fëmijët e tyre mësohet se kanë kaluar dy ditë në jug të Shqipërisë këtë fillim vere.

Mësohet se çifti Kushner-Trump ka kaluar dy ditë në Vlorë. Ndonëse arsyeja e vizitës së tyre në vendin tonën nuk dihet e saktë, mendimet janë për një ndërthurje të pushimeve me planet e biznesit.

Gjithashtu raportohet se Jared Kushner dhe Ivanka Trump në dy ditët kur kanë qëndruar në Shqipëri kanë zhvilluar takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

Çifti pritet të investojë në ishullin e Sazanit, për ta shndërruar këtë vend të braktisur, në një nga zonat më luksoze të pushimeve në rajon. Në Sazan do të ndërtohet një strukturë luksoze me vila të përshtatura në shkëmbin që shtrihet drejt detit. Prej ditësh mediat e huaja e kanë risjellë në vëmendjen këtë projekt të Kushner-Trump duke shkruar se në këtë cep të vogël të Mesdheut, do të ketë një oaz të vogël komod me rezidenca të ofruara për klientët milionerë të gatshëm të shpenzojnë shuma të konsiderueshme për t’u zhytur në një mjedis të lë pa frymë.

Sipas mediave ndërkombëtare Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë shpenzuar më shumë se 1 miliard dollarë në ishullin e Sazanit, që do të jetë një vendpushim luksoz pasi të jenë hequr municionet e pashpërthyera.