Ivanka Trump po bën studime kërkimore të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka bërë këtë të ditur në postimin më të fundit të saj në ‘Instastory’, përmes një fotoje ku shihen tre libra:
“Shqipëria: Nga anarkia deri te identiteti Ballkan” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer; “Shqiptarët: Një histori moderne” nga Miranda Vickers; Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare.
Fotoja ka mbishkrimin “Kërkim”, por nuk është dhënë ndonjë informacion më tepër. Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump është sipërmarrësi i projektit turistik në ishullin e Sazanit, në Shqipëri.



