Pas bashkisë Korçë, Devoll dhe Kolonjë, katër administratorë të njësive administrative në Bashkinë Maliq, kanë dhënë dorëheqjen.

Burime bëjnë me dije se për nënkryetarët ende nuk ka filluar asnjë procedurë e ngjashme dhe mbetet në pikëpyetje. Po ashtu, edhe për drejtorët e kësaj bashkie nuk ka asnjë lëvizje për largimin e tyre nga pozicioni i punës.

Një ditë më parë, gjashtë kryetarët e njësive administrative në Bashkinë e Korçës kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Këto dorëheqje janë dorëzuar pranë kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Burime bëjnë me dije se ata do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve të tyre.

Ndërkohë, dy nënkryetarët e Bashkisë Korçë nuk kanë paraqitur dorëheqje, por gjithashtu nuk u është kërkuar një veprim i tillë prej tij. Situata e njëjtë është shënuar edhe në Bashkinë e Kolonjës, ku tre kryetarë njësish administrative kanë dhënë dorëheqjen.