Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim pune në Elbasan me drejtuesit lokalë të policisë, pas vizitës së tij në Korçë.
Burime nga policia bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve kanë qenë përforcimi i masave kundër veprimtarive kriminale, me theks të veçantë në luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike.
Gjatë takimit u theksua gjithashtu nevoja për rritjen e sigurisë në shkolla dhe përforcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore, duke kërkuar angazhim maksimal nga strukturat vendore.
Vizita e Hita në Elbasan është pjesë e një turi inspektimesh në qarqe të ndryshme të vendit, që ka për qëllim përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike.
