Pas kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen dhe kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peci.
Peci ka disa mandate në krye të bashkisë, kurse Malaj pasi u largua në vitin 2013 nga Garda e Republikës, nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste.
Ai do të garojë në zgjedhjet e 11 majit për të fituar mandatin e deputetit në qarkun Gjirokastër.
Partia Socialiste pritet që t’i zyrtarizojë kandidatët e saj ditën e mërkurë. Ndërkohë për Qarkun Dibër deri tani përfliten Blendi Klosi, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Alma Selami, Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, Drejtori i Agjencisë së Kadastrës Dibër, Danjel Gjura, Murat Dani, si dhe Drejtori i Spitalit Rajonal Dibër, Ruzhdi Deda.

