Protesta paqësore para kryeministrisë ka përfunduar dhe protestuesit kanë vendosur të marshojnë.

Nuk ka një destinacion fiks se ku protestuesit do të stacionohen, por informacionet e para janë se mund të transferohen drejt Ministrisë së Arsimit.

Ditën e sotme, të paktën deri më tani nuk ka pasur asnjë konfrontim me policinë dhe gjithçka ka qenë paqësore.