Pas seancës së parë në Kuvend, kryeministri Edi Rama i është drejtuar godinës së Presidencës.

Rama është pritur nga Presidentit Bajram Begaj, të cilët do t’i dorëzojë emrat e ministrave, në mënyrë që të dekretohet kabineti i ri. Kjo i hap rrugë formimit të qeverisë së re dhe nisjes së punës. Sakaq, ditën e sotme në orën 17:00 pritet që në Kuvend të kryhet betimi i 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë se në orën 10:00, në Kuvend u zhvillua seanca e parë ku mori pjesë legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Seanca u mbyll mes tensionesh dhe përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës.