Pas lirimit nga burgu, ish-deputeti Ervin Salianji ka mbërritur sot në selinë e Partisë Demokratike, ku është pritur me duartrokitje dhe përqafime nga simpatizantë demokratë të mbledhur në hyrje të godinës. Në ambientet e selisë, ai u mirëprit nga deputetja Ina Zhupa dhe kolegë të tjerë të PD-së.
Salianji pritet të mbajë konferencën e tij të parë për mediat pas daljes nga burgu, ku do të bëjë publike mesazhin e tij dhe qëndrimin pas më shumë se nëntë muajsh mungesë në jetën politike aktive.
Ky moment shënon rikthimin e tij në qendër të vëmendjes publike dhe politike, me pritshmëri për deklarata të forta lidhur me arrestimin, qëndrimin në burg dhe hapat e tij të mëtejshëm në Partinë Demokratike.
