Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se qeveria ka nisur bisedimet për ngritjen e një akademie të NBA në Durrës. Gjatë fjalës së tij me shqiptarët në SHBA, Rama ka deklaruar se këtë lajm nuk mund t’ia jepte shqiptarëve në Shqipëri, pa ua dhënë atyre në New York-ut.  

“Dua tu jap dhe një lajm. Ju e dini që kemi filluar punimet për ngritjen e Akademisë së Manchester City-t, dhe jemi në bisedime për të ngritur po në Durrës edhe një akademi të NBA”, tha Rama.

Duke folur në takim, Rama tha se Partinë Demokratike e morën në zotërim komunistët më të këqij. Po ashtu Rama ka theksuar se Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh, por është e ndarë mes punëtorësh dhe demelash. 

Shqiptari: Jam antikomunist dhe demokrat i flaktë. Kam nderin që kam ardhur të takoj kryeministrin e shqiptarëve në Amerikë. Dhëmbi të shkon gjuha. Bashkë kemi komunikuar dhe e kam kur më ke thënë për rrugën e Dukagjinit. Erdhe në Dukagjin u hoqe gjobat, fol për legalizimin e tokave.

Rama: Kështu isha edhe unë antikomunist edhe demokrat, por Partinë Demokratike e morën komunistët më të këqij. Më mirë me nejt me komunistët që s’e mohojnë nga kanë ardh se sa me nejt me ata që kur ishin nga ana komunistëve ishin më të zinjtë dhe më pas dolën nga ana tjetër filluan të flasin sikur erdhën nga Hëna. Siç tregon historia Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh, është e ndarë mes e para punëtorësh dhe demelash, e dyta patriotësh dhe nacionalistësh që i referohen flamurit vetëm për t’u fshehur pas tij, mes tyre që Shqipërinë e shihin përtej bindjeve politike. Një herë na e dhanë mundësinë shiheni Shkodrën se si po ndryshon