Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër drejtuesit socialistë. Burime për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu raportojnë se në qendër të diskutimeve do të jenë përgatitjet e zgjedhjeve lokale 2027 dhe organizimi në bazë. Mbledhja do të mbahet në selinë rozë.

Kjo mbledhje vjen pak ditë pasi Rama zhvilloi mbledhje të përbashkët të kabinetit qeveritar dhe grupit socialist./ Top Channel