Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në gjashtë qarqe të vendit, kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje me drejtuesit politikë.
Burime bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet ditën e nesërme në selinë e PS, duke nisur nga ora 10:00. Në fokus të mbledhjes pritet të jetë analiza e procesit zgjedhor brenda strukturave të partisë, si dhe organizimi i mëtejshëm në nivel lokal pas riorganizimeve të fundit.
Kryesocialisti Rama largoi sot 4 drejtues qarqesh: Elisa Spiropalin, Benet Becin, Eduard Shalsin dhe Emirjana Sakon. Spiropali u zëvendësua në Tiranë nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu. Sako në Durrës u zëvendësua nga Blendi Klosi. Ministri Ermal Nufi zëvendëson Ulsi Manjën në Lezhë. Ermal Karakçi zëvendëson Benet Becin në Shkodër. Ulsi Manja zëvendëson Blendi Klosin në Dibër dhe Erjon Malaj zëvendëson Eduard Shalsin në Kukës. Po ashtu Rama konfirmoi Bledi Çuçin në Vlorë, Niko Peleshin në Korçë, Mirela Kumbaron në Gjirokastër, Ervin Demon në Berat, Arbjan Maznikun në Elbasan. Ndërkohë Kukësi iu besua Erion Malajt.




