Pas përfundimit të homazheve për katër protestuesit e vrarë më ’21 janar’, xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika i është drejtuar SPAK-ut.
Ai tha për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha se ka kërkuar takim me prokurorin Alfred Shehu.
“Kam kërkuar takim me prokurorin e Alfred Shehu”, ka thënë ai pasa se të hynë në Prokurorinë e Posaçme.
Më herët në një intervistë për TCh, ai u shpreh i shqetësuar për retorikën politike të këtyre 15 viteve nga politika për 21 Janarin. Ai e shikon bërjen drejtësi për këtë ngjarje vetëm nga SPAK.
Top Channel
