Pas përplasjeve dhe incidenteve rreth Kuvendit, qytetarët kanë nisur tubimin para kryeministrisë. Me pankarta dhe thirrje për lirimin e personave të shoqëruar, ata kanë marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

“Kjo është dita e 54 dje jemi më shumë se dje, nuk ka dhunë policore që na ndal. Sa herë që ky regjim përpiqet të na ndalojë me dhunë shqiptarët mobilizohen më shumë. Policia duhet t’ju shërbejë qytetarëve, lironi çunat dhe vajzat që keni arrestuar padrejtësisht. Sapo më njoftuan se policia ka vendosur që disa nga protestuesit t’i ndlaijë megjithjëse janë kapur në rrugë dhe nuk kanë bërë asgjë të ndaluar. I bëj thirrje dhe një herë t’i lirojë brenda ditës së sotme.

Sot kemi parë shpërfaqjen e arrogancës dhe sesi policia u përgjig me gaz dhe spraj edhe pse e vetmja armë ishte veza, kjo është e papranueshme dhe joproporcionale. Arroganca është ajo që na ka nxjerrë në shesh. Sot teksa shihja policët që ndiqnin protestuesit mu kujtua policia e 1990 ku i ndiqte protestuesit me qentë e kufirit. I them Edi Ramës se do të ketë fundin e regjimit“, tha një prej protestuesve.