Pas protestës në Poliçan dhe thirrjes së qytetarëve të Maliqit, edhe qytetarët në Bashkinë Dimal kanë bërë thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë së tyre. Me anë të një njoftimi publik, bëhet thirrje që qytetarët të mblidhen në një tubim më 31 korrik, në orën 18:00, në pedonalen e qytetit.

“Prania e secilit prej jush është një zë në mbrojtje të Bashkisë Dimal, identitetit tonë, përfaqësimit lokal dhe të ardhmes së komunitetit tonë. Le të jemi të bashkuar dhe ta shprehim në mënyrë qytetare qëndrimin tonë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Me sloganin “Bashkë për Dimalin! Zëri ynë, e ardhmja jonë!”, qytetarët u bëjnë apel banorëve të bashkohen në protestë për të kundërshtuar çdo vendim që, sipas tyre, cenon statusin e Bashkisë Dimal