Pas reagimit të Prokuroria e Përgjithshme, ka ardhur një sqarim edhe nga Gjykata e Lartë lidhur me pretendimet për një sulm kibernetik të ngritura nga grupi Homeland Justice.
Në reagimin zyrtar, Gjykata e Lartë thekson se nuk ka qenë objekt i ndonjë sulmi kibernetik, duke sqaruar se pretendimet lidhen me faqen “gjykata.gov.al”, e cila administrohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ).
Sipas institucionit, kjo faqe nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo me faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, duke përjashtuar kështu çdo ndikim në funksionimin e saj.
“Në lidhje me interesimin tuaj, ju bëjmë me dije se Gjykata e Lartë nuk ka pësuar sulm kibernetik… faqja gjykata.gov.al është në menaxhimin e plotë të KLGJ dhe nuk ka lidhje me sistemin tonë të brendshëm”, thuhet në deklaratë.
Autoritetet vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht situatën dhe për të garantuar sigurinë kibernetike të institucioneve.
