Përmes një postimi në facebook, deputeti demokrat Gazment Bardhi lajmëron se nesër në ora 18:00 rikthehet Foltorja e PD-së në sheshin përpara kryeministrisë. Si çdo të hënë tashmë, demokratët pritet të mblidhen para kryeministrisë ku do mbajnë fjalime dhe do kërkojnë largimin e qeverisë Rama.

“Vendos qytetari, jo pushteti! E hënë, datë 5 Janar, ora 18:00, përballë Kryeministrisë”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë se protesta e fundit ishte ajo e 29 dhjetorit, e cila u shoqërua dhe me incidente në fund.