Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha në një mesazh drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, bëri kërkesë për rikthim të seancës.
Bëhet fjalë për seancën në të cilën u miratua programi qeverisës si PS, e cila zgjati vetëm 25 minuta dhe u shoqërua me tensione. Berisha përmendi dhe kryebashkiakun e shkarkuar të Tiranës, Erion Vleiajn, duke i cilësuar ministrat me emrin e tij.
Pjesë nga debati:
Berisha: Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë procesverbal, është ta hedhë poshtë seancën dhe procesverbalin. Ai është, do mbetet në arkivat e shtetit si procesverbali më i turpshëm në histori, ky turp do të mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo, e pashembullt dhe bënë atë për të fshehur, maskuar 18 Erion Veliaj. Më dëgjo mua, për të maskuar… nuk mund t’ia bëjë vendit…
Peleshi: Respektoni kushtetutën… mos lakoni emra!