Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë plotësisht vatrën e zjarrit të regjistruar ditën e sotme në fshatin Bunavi, në Vlorë. Sipas informacioneve, zjarri u shfaq rreth orës 14:00 dhe i favorizuar nga era e fortë u përhap me shpejtësi në drejtim të fshatrave të tjera duke vënë në rrezik edhe banesat.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në mëdha te ullinjtë shekullorë, pemëtaria dhe sipërfaqet me bar. Pas tre orësh luftë me flakët vatra e zjarrit u vu nën kontroll, ndërsa zona po monitorohet për të shmangur riaktivizimin e vatrës së zjarrit.
