Protesta e 58-të kundër qeverisë ka nisur që në orët e mëngjesit përpara Kuvendit, ndërsa pas arrestimeve të disa protestuesve, pjesëmarrësit kanë vendosur që tubimi i tyre të vijojë çdo pasdite në Sheshin “Skënderbej”.
Protestuesit fillimisht janë mbledhur në shesh, nga ku më pas kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët janë pozicionuar përpara Kryeministrisë, ku vijojnë fjalimet dhe mesazhet e tyre kundër qeverisë.
Protesta zhvillohet në kuadër të kërkesave të qytetarëve për ndryshime politike dhe largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.
