Pas 5 muajsh në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë është shkarkuar Ilir Çibuku.

Drejtori llir Çibuku është shkarkuar nga detyra me urdhër të Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, me motivacionin për performancë të dobët në ofrimin e shërbimeve dhe trajtimin e aplikimeve të qytetarëve.

Burime nga institucioni bëjnë të ditur se vendimi është marrë pas një vlerësimi mbi eficencën dhe cilësinë e punës në zyrat vendore, ku Saranda është renditur ndër drejtoritë me volum të lartë ankesash dhe vonesash ne procedura.

Pas shkarkimit të drejtorit është komanduar përkohësisht një punonjës i brendshëm deri në emërimin e drejtorit të ri.