Olta Xhaçka, deputetja dhe ish-ministrja e Partisë Socialiste është vendosur në qendër të akuzave të opozitës prej marsit 2022.

Vendimi i Këshillit të Ministrave pjesë e së cilit asokohe ishte edhe vetë Xhaçka për t’i dhënë bashkëshortit të saj, biznesmenit Artan Gaçi, statusin e investitorit strategjik në jug të vendit ka vendosur në pikëpyetje mandatin e saj si deputete.

Por si është e vërteta sipas ish-ministres socialiste? Pse ka vendosur të heshtë për një kohë të gjatë? A i frikësohet humbjes së mandatit të saj?

A e ushtroi ajo influencën e saj si ministre në mbledhjen e qeverisë apo është kjo një përgjegjësi politike që ajo duhet ta mbajë për bashkëshortin që merret me biznes? Olta Xhaçka vendos t’i rrëfejë të gjitha sot në Top Story në një intervistë ekskluzive përballë Grida Duma, në orën 21:00.