Gazetari Sokol Bregu, duke folur për vrasjen e Jani Aliajt në burgun Kordhialos në Greqi, iu kthye historisë së disa djemve nga Tepelena që u morën me trafikun e drogës në vitet ’90 dhe më pas u përplasën me njëri-tjetrin.

“Autori për vrasjen e Jani Aliajt u dyshua fillimisht se ai ishte një nga kundërshtarët e tij. Kjo është histori e disa djemve të rinj të Tepelenës që u futën në rrugën e drogës. Në 2001 Jani Aliaj vret një nga shokët që merrej me trafik narkotikësh. Pas kësaj u ndanë në dy grupe. Duke qenë se Elton Çiço e kishte shok viktimën e vrarë në vitin 2001, vendosi ta vrasë Aliajn në burg në Greqi dhe në Shqipëri, ndërsa më pas e vrau Jani Aliaj, Elton Çiçon. Në vrasje ishte dëshmitar edhe djali i ish-kreu të PK-së, Hysni Milloshi.

Kjo vrasje në Koridhalos nuk është as e para as e fundit. Aty ndodhi edhe vrasja e specialit grek që vrau Dejvi Kasmin në Tiranë. Koridhalos ka të gjithë shqiptarët që kanë kryer krimet e rënda në Greqi. Autoritetet e kanë lënë një burg pa kontroll, edhe pse është në qendër të Athinës. I gjithë krimi i organizuar përballet atje.

Përplasjet në Tepelenë midis grupeve janë dy, por janë shumë të përgjakshëm ku në 2023 u vranë 3 njerëz ku gjakun nuk e ndjek vëllai, por shoku. Janë 4-5 viktima dhe të gjithë janë shokë, dhe janë vrarë me porosi të dikujt që i kanë vrarë shokun. Kanë lëvizuar sasi të konsiderueshme hashashi.

Aliajt po i vonohej shumë ekstradimi dhe kishte edhe nënshtetësi greke. Në 8 vitet e fundit ka qenë një ndër më të kërkuarit nga policia shqiptare”- tha Bregu.