David Danaj, i cili disa javë më parë hyri me forcë në një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Vlorës për të shprehur shqetësimin e tij mbi shpronësimin e banesës pranë portit të qytetit, ka arritur të gjejë një zgjidhje për situatën e tij.
Kryebashkiaku i komanduar i Vlorës, Elis Halili, postoi sot në Facebook një foto me Davidin, të shoqëruar me mbishkrimin: “Jam shumë i kënaqur që problemi i Davidit u zgjidh! Besoj fort në dëshirat dhe nismat e të rinjve, me besimin që aftësitë, vullneti dhe besimi, do t’i bëjnë të ecin përpara!”.
Më 29 shtator, Danaj dhe një mik i tij hynë me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe u përplasën me disa anëtarë. Danaj shpjegoi se banesa e tij në zonën pranë portit detar ishte shembur për shkak të një projekti rehabilitues, duke e lënë pa strehë dhe pa kompensim financiar.