Detaje të reja vijojnë të dalin nga disja hetimore për vrasjen e Ramazan Mataj.
Autori Arjon Hasaj ka deklaruar se 2-3 netë përpara vrasjes se kishte parë në Instagram-in e motrës së tij, Armelës, një video të saj me një makinë që e dalloi se ishte e Ramazan Mataj. Me të motrën, ai nuk komunikonte prej 3 vitesh.
“Më rëndoi edhe më tepër psikologjikisht”, tha ai.
Më tej ai shtoi se organizoi një takim me 33-vjeçarin duke krijuar një profil falso në Instagram dhe duke u hequr si femër. Gjithashtu, Hasaj ka deklaruar se pagoi një vajzë rome për t’i nisur dy mesazhe zanore shënjestrës së tij, për ta bindur atë se po fliste me një femër. Ndërkohë mbrëmjen e takimit, Hasaj rrëfeu se sapo pa që viktima u afrua me makinë e ka qëlluar 18-19 herë me një pushkë 20-she dhe më pas është larguar me biçikletë në shtëpi.
“E qëllova 18-19 herë me një pushkë 20-she dhe më pas u largova me biçikletë në shtëpi dhe fsheha armën pas shtëpisë. Për vrasjen askush nuk ka patur dijeni dhe nuk më ka ndihmuar askush”, deklaroi Hasaj.
Ngjarja që tronditi Shkodrën ndodhi mëngjesin e 5 janarit 2025, ku trupi i Ramazan Matajt u gjet në makinë nga banorë të lagjes. Nga dëshmia e autorëve, 33-vjeçarit i ishtë ngritur kurth me anë të një profili të rremë të një vajze. Mataj u nxorr në prit, ku u qëllua me 9 plumba brenda makinës së tij. Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë kapur momentin ku autorët ikën nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre. Konflikti i tyre kishte nisur prej vitesh. Dyshohet se motra e autorëve ka qenë në lidhje jashtëmartesore me viktimën. Sipas dëshmisë së autorëve, Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e dy martesave të motrës, duke publikuar video intime.