Pas ikonës së flamingos të postuar disa orë më parë, Marjana Koçeku ka ndarë një tjetër reagim në rrjetet sociale. Ajo ndodhet brenda një kishe, me kokën drejtuar nga tavani i saj ku shihet një kryq.
“Zot më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurt. Mos na e kurse si popull frymën e urtisë, dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohena drejt rrugëve t’humbuna”, shkruan Koçeku.
Një ditë më parë, deputetja njoftoi largimin nga grupi i PS duke thënë se tashmë është e pavarur. Ndërkohë, në kampin e socialistëve ka pasur reagime për këtë veprim pasi janë shprehur se duhet ta dorëzojë mandatin pasi e siguroi vetëm falë mbështetjes së PS dhe listës së mbyllur.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mësohet të ketë deklaruar se nuk ka pasur dijeni për vendimin e saj, e madje se ka dështuar në përpjekjet për ta kontaktuar. Për këtë arsye, deri sa të komunikohet me të, për të mësuar motivet e largimit, ai ka kërkuar që të shmangen komentet publike.

