Edvin Ndreu është komanduar ditën e sotme si Drejtor i Policisë së Vlorës.

Mësohet se Ndreu u komandua, pas shkarkimit të drejtorit të Policisë Elidon Çelës dhe vënien në hetim të zhinxhirit komandues në Vlorë. 

Ndreu mbante deri më tani detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë.

Edvin Ndreu do të drejtojë përkohësisht Policinë e Vlorës deri në një vendimmarrje të mëtejshme nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit