Një 44-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Sipas policisë, e arrestuara e identifikuar si Zyhra Korra, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh.
Gjithashtu ajo vijonte t’a kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore, lidhur me kallëzimin e një shtetaseje, e cila kishte deklaruar se i ishte marrë një shumë parash nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur ndalimin e autores së dyshuar të shpallur në kërkim, shtetases:
Zyhra Korra 44 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Kjo shtetase dyshohet se, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.