Reperi i njohur Stresi ka vizituar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për ta uruar pas heqjes së statusit “non grata” nga Shtetet e Bashkuara.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet në zyrën e Berishës në selinë e Partisë Demokratike.
Postimi vjen pak kohë pasi Stresi u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Videoja është shoqëruar me një mesazh motivues, ku artisti përcjell idenë e qëndresës dhe mosdorëzimit përballë vështirësive.
Takimi është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e mbështetësve të reperit dhe të Partisë Demokratike.
