Festimet e ndërrimit të viteve në Sarandë kanë kaluar me pak raste plagosjesh që kanë pasur si shkak nga përdorimi i fishekzjarreve.

Për dy raste sipas bluzave të bardha është dashur ndërhyrja e kirurgut në sallë. 44-vjeçarit Arjan B., banor i Sarandës, i ka plasur kapsolla duke i dëmtuar tre gishta të dorës së djathtë. Edhe 32-vjeçarja Visilda J. ka mbetur e plagosur në dorë me dëmtimin e dy gishtave të dorës së djathtë nga fishekzjarrët.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë marrë ndihmë në urgjencën e spitalit të Sarandës 55 raste, kryesisht nga përdorimi i fishekzjarreve dhe raste të personave të dehur.