Në mbledhjen me grupin parlamentar, kryesocialisti Edi Rama sqaroi se di do të funksionojë Pasqyrë Albania, të cilën e konsideroi një kontratë të qytetarit me shtetin.
Rama tha se e mir a e do që në këtë platformë të jenë gjithashtu edhe pushteti legjislativ e gjyqësor, por kjo shtoi ai është vendimmarrje e tyre.
Rama: Pasqyrë Albania është një hapsirë e re ku falë teknologjisë dhe mundësisë që na jep në këtë fazë të zhvillimit AI, mund të bashkëjetojnë e gjithë qenia publike e shtetit dhe e drejta e cdo qytetari për të kontrolluar shtetin e vet, për ta pyetur dhe për të kërkuar mbështetje. Që të jemi të qartë, për të mos krijuar konfuzion, hë për hë do të jetë një hapsirë ku qeveria do jetë aty, por e mira e do që te Pasqyrë Albania të jenë edhe legjislativi edhe gjyqësori, po kjo është vendimmarrje e tyre.
Ato sot janë rafte, vendosin informacion dhe e lënë qytetarin të gjejë cfarë të mundet dhe ti kuptojë sit ë mundet. Është një kontratë kushtetuese e qytetarin me shtetin. Ku qytetari nuk gjen cfarë tha qeveria sot, po cfarë po bën qeveria, pse po e bën, kush e ka në dorë këtë apo atë cështje që mua më intereson, mbi cilin ligj dhe në cilin dokument unë mund të provoj apo konsultoj këtë që më thuhet se po bëhet. Ku gjendet sot ecuria e procesit, dhe këtu jo vetëm në rast individual, por për cdo proces. Një qytetar sot nuk mund të fajësohet pse bie pre e dezinformimit lidhur me punët publike të Republikës së Shqipërisë. Pasqyre Albania do jetë vendi ku qytetari mund ti referohet vetë cdo gjëje që po bëhet me taksat e tij. Nëse një portal I thotë se rruga u shemb dhe u bë një krim, qytetari nuk mund të fajësohet për këtë, dhe as të pritet të ndryshojë mendim duke bërë qeveria një komunikatë apo një konferencë për shtyp, duhet të ketë mundësinë të gjejë me dokumenta, me procesverbale cfarë ndodhi realisht dhe cfarë po ndodh realisht. Kjo e ndryshon tërësisht pozitën e qytetarit dhe I jep një nga gjërat që i mungojnë. Duke e kaluar nga një kërkues në xhungël, në një kapacitet të plotë mbikëqyrësi, të punëve për të cilat mund të informohet nga të gjitha burimet dhe mund të gjejë të gjithë bazën faktike dokumentare dhe ndërkohë në këtë mënyrë të gjithë personat përgjegjës lidhur me cfarë nuk shkon janë në dritën e diellit dhe ose janë të larë përballë publikut se nuk lidhet me përgjegjësine tyre rrëshqitja e një kodre, ose janë aty të pajustifikueshëm me deklarata e pastime të rastit.
