Prokuroria e Posaçme kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi. Biznesmeni i hidrokarbureve është shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal, me të cilin akuzohet se do të pastronte 18,3 milionë euro të mafias italiane.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho veç dënimit të Tacit kërkoi gjithashtu edhe konfiskimin dhe kalimin në favor te shtetit të 18 milionë eurove. Kujtojmë së Rezart Taçi është ende në kërkim dhe gjykohet në mungesë. Rezart Taçi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në nëntor të vitit 2021.



