Kryeministri Edi Rama ka folur shpesh kohët e fundit për largimin e tij nga politika pas mandatit të katërt, nëse e fiton.

Megjithatë, ai sot u shpreh i sigurt se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2029, Partia Socialiste do të garojë me një kandidate grua për kryeministre. Nga takimi “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”. Rama shprehu besimin se PS do të ketë edhe një mandat të pestë qeverisës, me në krye jo atë, por një grua.

“Në 2030, do shihemi përsëri se do vijmë të mbështesim kryeministren grua”, tha kryesocialisti.