Paraditen e sotme, forca të shumta policore ishin të pranishme para hotelit “Colombo” në plazhin e Durrësit për të ekzekutuar përfundimisht konfiskimin e tij për llogari të shtetit.
Hoteli, që ndodhet pranë Urës së Dajlanit, është në pronësi të Pëllumb Tudës, i njohur si Pali Tuda.
Konfiskimi i hotelit, me vlerë rreth 1 milion euro, u vendos nga Gjykata e Durrësit në vitin 2022 dhe më pas u mbështet nga Gjykata e Apelit. Sipas vendimit, hoteli u vlerësua si pasuri e siguruar nga aktivitetet kriminale.
Pëllumb Tuda, një individ me precedentë penalë, ka ndërtuar këtë pronë me para të fituara nga trafiku i lëndëve narkotike në Itali.
Ai është denoncuar gjithashtu për tentativë shfrytëzimi për prostitucion nga një banakiere në klubin e tij.
