Ferdinand Saraçi, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Rrogozhinë ka justifikuar humbjen e tij në zgjedhjet e 6 marsit. 

Ai është shprehur se PS dhe “Foltorja” u bashkuan ndërsa pretendon se pati shitblerje të votës gjatë procesit zgjedhor.

Ndër të tjera Saraçi thotë se kryedemokrati nuk ishte fajtor, teksa sipas tij ai duhet t’i kërkojë llogari deputetëve pasi nuk shkohet në fushatë vetëm për foto.

Gjtiahshtu Ferdinand Saraçi ka shigjetuar edhe të deleguarën e PD, Grida Duma duke thënë se nga deputetët që i çoi për mbështetje, vetëm Dash Sula i doli në krah.

Ferdinand Saraçi: Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e Foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë,  por vetëm Dash Sula ka qenë në krah. Pati shitblerje të votës. 

Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkoji llogari deputetëve, nuk vihet në fushatë për foto./ Gazeta Shqip