Gjatë një takimi elektoral në Librazhd, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje të drejtpërdrejta për punonjësit e policisë dhe administratës publike.

Berisha premtoi se nëse opozita vjen në pushtet pas 11 majit, çdo orë pune e efektivëve të policisë do të kompensohet financiarisht. Ai i ftoi punonjësit të mos zbatojnë urdhra që i cilësoi si të ardhur nga “kriminelë” dhe të qëndrojnë besnikë ndaj ligjit.

“Pas 11 majit, çdo orë e efektivëve të policisë do të paguhet. Do të ketë trajtim të ri për çdo polic. Por mos zbatoni urdhra kriminelësh, komisarësh që bashkëpunojnë me bandat. Zbatoni ligjin!” – deklaroi Berisha.

Një paralajmërim të fortë ai pati edhe për administratën publike, duke i bërë thirrje të mos përfshihen në veprimtari politike si patronazhistë.

“Qëndroni shërbëtorë të qytetarëve, mos u bëni terroristë patronazhistë! Ju garantoj që do të ndiqen si terroristë elektoral gjatë gjithë jetës së tyre,” – u shpreh Berisha.