Në një zhvillim surprizë sot në Kuvend PS dhe PD kanë bashkuar votat dhe kanë miratuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.

Vendimi u mor gjatë seancës plenare maratonë që po zhvillohet që prej paradites.

Kreu i PD, Sali Berisha, shpjegoi arsyet e vendimit të opozitës: “Për dy arsye pranuam ngritjen e komisioneve. Janë seri e pafundme e rekomandimeve të ODIHR. Rekomandimet e drejta t’i kthejmë në ligj, ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute shqiptarët nuk do votojnë të lirë me Edi Ramën. Së dyti reforma territoriale ishte një antireformë me standarde pabarazie. Do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi të anulohen”, tha Berisha pas votimit.