Partia Socialiste paralajmëron se do të vijojë me propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse Partia Demokratike nuk rikthehet në mbledhjet e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri më 30 nëntor.

Paralajmërimi u bë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas bojkotit të mbledhjes nga deputetët demokratë, duke thënë se në rast se sjellja e demokratëve nuk ndryshon, socialistët do të paraqesin në Kuvend propozimet e veta dhe do të kërkojnë miratimin e tyre me shumicën prej 3/5-ave të deputetëve, që e zotërojnë tashmë.

“Komisioni nuk ka pse të ndërpritet, nuk kanë pesë lënë vendin me një të drejtë që ta kemi dhënë ne. Ne të kemi dhënë të drejtën e vetos, PD t’i sjellë të gjitha propozimet që të diskutohen në komision, por bojkoti i komisionit oi bëhet me një të drejtë që ta kemi dhënë ne, e kemi pranuar ne pranuar mazhorancë.

Pas datës 30 ne do t’i japim mundësinë Shqipërisë të zhvillojë zgjedhjet e 9 majit me ato ndryshime që kemi bërë, që edhe bashkitë që u bashkuan, p.sh. Rrogozhina me Kavajën, edhe Rrogozhina të ketë anëtarët e saj në këshillin bashkiak. Do të ecim përpara me disa rregullime të tjera.

Nëse PD nuk do të vijë deri më 30 nëntor në komisionin e posaçëm, të mos habitet pastaj, PS do ta ruajë të drejtën për të sjellë në Kuvend propozimet e veta dhe për t’i miratuar me 3/5-at e Kuvendit”,- tha Balla.