Top Channel pyeti  Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka nëse kishte marrë një ftesë nga Presidenti Bajram Begaj për tu konsultuar për datën e zgjedhjeve 2025.

“Ne jemi opozita e vendit dhe  nuk mund të marrim pjesë në farsa. Data është caktuar. E ka shpallur Taulanti para tre muajsh. Me këtë  paracaktim Presidenti i bie të jetë jo mëkëmbësi  i Rames, por i Taulantit.”, tha Noka.//Top Channel