Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur sot në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në disa bashki të vendit.
Para hyrjes së Kuvendit, Berisha la të kuptohet se do të marrë pjesë për shkak se bojkoti do të ishte një armë e fortë, por ama zgjidhja më e lehtë. Berisha theksoi se ende nuk është marrë një vendim, duke theksuar se me kryeministrin Edi Rama nuk ka zgjedhje të lira.
“Të gjitha vendimet do të bëhen të ditura, me Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Ka dy taktika, edhe ajo është taktikë, por nuk mund të them qëndrimin, Zgjedhjet mund t’i bojkotojmë, mund të bojkotojmë zgjedhjet e përgjithshme, nuk kishim asnjë kusht, por në përpjekjen e betejës bojkoti është edhe ajo një armë e formë, por ndoshta forma më e lehtë.”– tha Rama.