Taulant Balla, e ka akuzuar Partinë Demokratike se është e “marrë peng” nga Sali Berisha.

Gjatë një deklarate për mediat, Balla theksoi se sulmi i PD-së ndaj SPAK-ut është i motivuar nga fakti që ky institucion ka dosje të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Balla tha se qasja e Partisë Socialiste gjatë seancave të fundit të Kuvendit, të cilat u zhvilluan të hënën dhe të enjten, ishte shumë domethënëse për publikun, duke theksuar se sulmet ndaj SPAK-ut nga PD janë një tentativë për të mbrojtur interesat e Berishës dhe për të minuar funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Sipas Ballës, sulmet ndaj SPAK-ut janë të motivuara vetëm nga dosjet që ka Berisha në këtë institucion dhe kjo është një përpjekje e pastër për të penguar hetimet që lidhen me të.

“Unë ju thashë që qasja jonë në raportimin e institucionit të pavarur përgjatë seancave të së hënës dhe të enjtes ishin shumë domethënëse për publikun. Se si një parti e marrë peng sulmon SPAK-un për shkak të dosjes të kryetarit.”, tha Balla.