Ervin Salianji vijon ta sfidojë Sali Berishën, pavarësisht se ky i fundit u shpreh ai kaloi vijën e kuqe dhe u vetëpërjashtua. Ditën e shtunë, ish-deputeti do të jetë në Shkodër për t’u takuar me demokratët atje, në orën 18:00. Më herët Salianji ka qenë edhe me demokratët në Durrës, Elbasan dhe Gjirokastër.

“Nesër, shihemi në Shkodër, Hotel Rozafa (ish turizmi), ora 18:00,” shkruan Salianji në Facebook.

Kujtojmë se pas këtyre foltoreve dhe deklaratave të Salianjit, PD vendosi heqjen e tij nga posti i kreut të njësisë numër 6 në Tiranë, e po ashtu u tha se ai ka vetpërjashtuar veten.