Lorenco, një nga protestuesit e mbledhur në shesh, ka deklaruar se protesta do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Lorenco ai tha se nuk ka pasur reflektim nga qeveria dhe se zemërimi i protestuesve është rritur.
Sipas tij, protesta e vërtetë nisi në orën 14:00, duke u distancuar nga protesta e opozitës, të cilën e cilësoi si të dështuar. Lorenco tha se PD kërkoi të përvetësonte sot protestën e studentëve, por sipas tij dështoi.
“Nuk kemi parë ndonjë reflektim, përveç se ka nxjerrë karriget, dhe rrjedhimisht edhe inati është rritur. Protesta e vërtetë nisi në orën 14:00. Para orës 14:00 ishte protesta e opozitës së dështuar, që i vuri kapakun arkivolit të vet. PD mendon që duke u munduar të përvetësojë protestën tonë do ringjallet. ke marrë fund. Mbi të gjitha kur thua që këtë protestë e kemi bërë ne, që tha se është iniciuar nga anëtarë të FRPD. Na hapi një luftë të ftohtë, na sfidoi, dhe dështoi. Opozita e vërtetë po pi gaz në shesh, s’po bën llogje nga selia e partisë. Protesta do vazhdojë deri në momentin që do kemi dorëheqje. Tirania s’do tolerohet kurrë në asnjë situatë, nëse tolerojmë tiraninë atëherë jetojmë kot. Ka më vlerë të jetosh i burgosur?! Deri në dorëheqje nuk ulim kokën kundër tiranisë”.
