Kuvendi kombëtar i Partisë Demokratike, forumi më i lartë vendimmarrës nisi punimet në pallatin e Kongreseve. Punimet nisën me prezantimin e një avatari të Skënderbeu, të krijuar me Inteligjencë Artificiale.
Në mesazhin e tij avatari i Skënderbeut, duke e quajtur besëlidhje kuvendin e demokratëve, tha se Rama po i kushton shumë Shqipërisë. Në video thuhet se avatari i PD-së ka kushtuar vetëm 100 euro jo 4 milionë euro sa ministrja Diella.
“Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve. Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro. Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar. Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!
