Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, të zgjedhurit e Sali Berishës për të negociuar me aleatët për kandidatin që do përfaqësojë opozitën në zgjedhjet lokale kanë nisur punën.

Mësohet se ata po zhvillojnë sot një takim me krerët e partive aleate të PD, në një hotel në Tiranë. I pari që ka mbërritur në takim është Fatmir Mediu, teksa më pas pritet t’u bashkohet edhe Agron Duka. Por ndërkohë, në të njëjtin hotel janë pikasur edhe kandidatja e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu dhe drejtuesja e fushatës së socialsitëve në këtë bashki, Belinda Balluku.

E pyetur nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga për një koment mbi zhvillimet në kampin opozitar dhe rastësinë që i ndeshi bashkë, Balluku i uroi suksese Partisë Demokratike dhe ironizoi duke thënë se janë të zonët për të gjetur një kandidat.

Biseda:

Elda Menga: Zonja Balluku, ndodheni në të njëjtin vend ku PD po zhvillon takimin për të gjetur emrin për Tiranën. A keni një koment?

Belinda Balluku: Sa mirë, shumë mirë. Ne e kemi kandidaten për Tiranën kështu që i urojmë suksese PD-së se ata janë të zotët shumë për të gjetur kandidatët.