Pas kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar duke hedhur poshtë pretendimet për shkelje nga ana e kreut të shtetit.
’Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet. Në vlerësimin tim nuk ka kryer asnjë shkelje. Nuk merrem me thashetheme, ai nuk ka kryer shkelje. Shkarkimet i shqyrton Gjykata’’, tha Taulant Balla.