Partia Demokratike ka depozituar ditën e djeshme një ankim në Kolegjin Zgjedhor, duke kundërshtuar aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Kolegji Zgjedhor ka caktuar Lutfije Celamin si relatore për shqyrtimin e çështjes së ngritur nga koalicioni opozitar PD-ASHM.
Në padinë e saj, PD-ASHM kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, duke argumentuar se procesi i zgjedhjeve ka shoqëruar shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”.
Opozita i kërkon Kolegjit Zgjedhor të ndryshojë vendimin nr. 34, datë 28.08.2025 të KQZ-së, duke e konsideruar të pavlefshëm shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.
