Adriana Kalaja, kandidate për postin e Avokatit të Popullit, ka reaguar pas nismës së deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kanë hedhur firmat për kandidaturën e Endri Shabanit për këtë post.

Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, Kalaja ka shprehur “hatërmbetjen” e saj dhe ka theksuar se edhe pse mund të sulmohet dhe të përballet me vështirësi personale, ajo nuk do të heqë dorë nga kauza që ka ngritur. Kujtojmë se Kqalaja ka qenë deputete në Partinë Demokratike derisa nuk siguroi mandat në zgjedhjet e 11 majit.

Ju mund të “vrisni” Adriana Kalanë, por Jo Kauzën që kam ngritur.

Ajo është e bazuar në të drejtën e të vërtetën, që ju kanë “zënë brenda”.

Ndaj, Kauza ime është fituese në do rast.”, shprehet ajo.